E RËNDË/ Gjendet i varur 39 vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një 39-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Brigada e 17-të Sulmuese’.

Raportohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është vetëvarur, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 11.05.2020 12:19