E pak ditë dhe rikthehen në shkollë, ISHP apel nxënësve

Të hënën që ven, më 14 shtator pritet të nisë dhe viti i ri shkollor. Duke qënë se virusi është ende mes nesh, nuk mungojnë as këshillat.

Së fundmi, ISHP ka apeluar që nxënësit që do të ulen në bankat e shkollës, duhet të respektojnë të gjitha rregullat anti-covid.

Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje fëmijëve që nëse vërejnë simptoma të koronavirusit, ata duhet të lajmërojnë mëuesin kujdestar dhe më pas ambulancën.

Postimi i plotë i ISHP-ës:

Sërish në shkollë 📚
👉 Në ambientet e shkollës duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur.
⚠️ Kujdes❗️
Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.


Shtuar 8.09.2020 09:50