Aktorja Meryem Uzerli, e njohur si “Hyrrem” nga seriali historik “Sulejmani i madhërishëm”, pak ditë më parë dha lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Meryem deklaroi gjatë një interviste se është 5 muajshe shtatzënë dhe shumë e lumtur që po e zgjeron familjen e saj. Aktorja së fundmi ka vendosur t’i përkushtohet biznesit të saj, një lokal me specialitet ëmbëlsira të cilin e ka hapur në Berlin.
Të lidhura
None found
Ajo bëri të ditur se ka vendosur të hapë edhe një lokal të dytë dhe pozoi për herë të parë në publik në hapjen e lokalit të saj. Meryem u shfaq e veshur me këmishë të bardhë dhe një fustan me kuadrata. Në sy ra barku i fryrë i aktores e cila nuk u pëpoq ta fshihte me veshje të gjera.
