E kërkoi Juve? Reagon francezi

Sulmuesi i Chelsea, Oliver Giroud, u mendua se ishte afër Juventusit, por sulmuesi francez ka hedhur gjithçka poshtë. Ai ka theksuar se mbetet lojtari i Chelseas dhe është surprizuar kur miqtë e tij i shkruanin për Juventusin.

Giroud ka folur për Telefoot dhe ka treguar të vërtetën për zërat që e lidhin me Juven. “U surprizova kur mora mesazhe nga miqtë e mi që më flisnin për zëra të tillë. Është një çështje shumë e largët.

“Unë jam lojtar i Chelseas. Është gjithmonë mirë kur flitet për klube të tilla që shfaqin interes për mua. Është mirë, por unë mbetem gjithmonë i fokusuar te Chelsea”, – tha ai.


Shtuar 11.09.2020 18:40