“E gjitha një show”, Manjani: E bëjnë si obobo shikoni OFL çfarë bëhet, Shqipëria ka nevojë për vitin 0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar paketën e fundit, Anti-KCK dhe operacioni që po zhvillohet në rang vendi nga Operacioni Forca e Ligjit.

Manjani, i ftuar në “Open”, në Top Channel, foli edhe për rastin e Vladimir Gjutës që u arrestua pranë selisë së Partisë Socialiste, me një armë zjarri dhe 100 mijë euro. Manjani tha se e gjitha është propagandë.

“E bëjnë si obobo si ja shikoni OFL çfarë bëhet. E gjitha një show, një propagandë e ndyrë. Rama po e bën çdo gjë PR, kulti i individit është ngritur në kulm në këtë vend, dhe nëse situata vazhdon kështu, më mirë të ikim nga ky vend. Të mbarojë emisioni të bëjmë gati valixhet e të ikim”-tha Manjani.

Manjani tha se verifikimi i pasurisë duhet të shikohet nga ndërtimet.

‘Nuk nis nga makina për të kapur personat me pasuri të pajustifikueshme. Makina për mua është luks. Është luks që kur është shpikur.

Janë 400 mijë ndërtime pa leje. Nga erdhën këto para. Po ta nisnim nga ndërtimet e gjithë Kamza dhe rrethinat e Tiranës do të futen në burg. Përveç 400 banesave ka edhe kulla që po ngrihen dita ditës. Nga vijnë këto para.

Shqipëria ka nevojë për vitin 0. Ka nevojë për një amnisti ekonomike. E kanë bërë të gjithë. E bën Bashkkimi Europian shpesh-herë- tha Manjani.


Shtuar 10.02.2020 22:12