Një zjarr ka rënë në një apartament në Kamëz mesditën e sotme.
Fatmirësisht mësohet se në këtë banesë nuk jetonte njeri, ndërsa në rrethana ende të paqarta aty ka rënë zjarri, ndërsa banorët e pallatit kanë njoftuar zjarrfikësen.
Kjo e fundit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes fiku zjarrin.
Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.