Ranieri: Ibra do ta ngjallë Milanin

Trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri pret që Zlatan Ibrahimovic të “sjell mentalitetin e fituesit” te Milan, por gjendja e tashmë është ende e “pashpjegueshme”.

“Shpresoj që të fillojmë 2020-ën me një paraqitje të mirë dhe të marrim pikë, edhe pse të përballesh me Ibrahimovicin kurrë nuk është një gjë e mirë për vit të mbarë”, ka bërë humor Ranieri në konferencën për shtyp.

Milani ka lojtarë kualitativ, kështu që pozita e tyre momentale në tabelë paksa është e pashpjegueshme. Ata do të jenë me entuziast dhe Ibrahimovic e sjell këtë mentalitet të fituesit. Jam absolutisht i sigurt që Ibra do të luajë, ndoshta nga fillimi. San Siro do të ndezët, kështu që ne duhet ta ruajmë gjakëftohtësinë”.

“Ne duhet ta ripërsëritim paraqitjen tonë si kundër Juventusit. Atë mentalitet duke ndihmuar njëri-tjetrin që është krucial”, ka thënë trajneri i Sampdorias.


Shtuar 4.01.2020 16:43