Juventusi nuk e lëshon Rabiot

Francezi është lidhur me një largim nga kampionët e Serie A, ku ka mundësi të përfshihet edhe në një marrëveshje për Paul Pogba, por për momentin nuk do të lëvizë

Adrien Rabiot nuk është në shitje dhe nuk do të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori francez është lidhur me një largim nga kampionët e Serie A, me Manchester United, Arsenal dhe Everton që janë lidhur me transferin e 24 vjeçarin.

Një raport në “Sun on Saturday” kishte shkuar edhe me larg ku kishte thënë se Juve janë të përgatitur për ta ofruar Rabiotin plus para në një marrëveshje për Paul Pogba, transmeton GazetaExpress.

Por, skuadra e Maurizio Sarrit nuk e ka në plan që ta largojë Rabiotin në janar dhe janë të lumtur me prograsin që ai ka bërë në Torino prej që është larguar nga Paris Saint-Germain si lojtar i ri në verën e kaluar.

Rabiot deri me tani ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me bardhezinjtë në sezonin 2019-20, pesë nga to vinë në Serie A.


Shtuar 4.01.2020 16:29