Një lajm aspak i mirë vjen nga Turqia, shkruan Albeu.com.
Trajneri legjendar turk Fatih Terim ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Të lidhura
None found
Është vetë 66 vjeçari që ka njoftuar lajmin përmes Twitter ku ai shkruan:
“Sipas rezultateve të testit të bërë sot, rezultati im Corona Virus ishte pozitiv. Unë jam mirë tani në spital. Mos u shqetësoni.Do ju komunikoj sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërkohë, Fatih Terim ka një karrierë të pasur teksa ka drejuar kombëtaren turke për shumë vite, ndërsa prej 3 sezonesh drejton Galatasaray. /albeu.com/
