Merr flakë në ecje makina në Tiranë-Durrës

Në autostradën Tiranë-Durrës një makina ka shpërthyer në flakë në ecje.

Mjeti i cili ishte duke udhëtuar nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit, është djegur për arsye ende të paqarta para mbikalimit të Sukthit.

Makina e zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar flakët.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.


Shtuar 4.04.2020 08:53