”E braktisur për aq shumë vite”, Rama nxjerr videon nga Shiroka (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në Facebook një video nga Shiroka, konkretisht nga projekti i Rilindjes Urbane të zonës.

”Për aq shumë vite lënë në harresë nga Bashkia e Shkodrës, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit”, shkruan Rama.

“MIRËMËNGJES😊

me qilimin spektakolar të projektit të Rilindjes Urbane të Shirokës së mrekullueshme e të braktisur në rrënim e harresë, për aq shumë vite nga Bashkia e Shkodrës dhe duke ju uruar një ditë të mbarë, besoj se shpejt do të jemi në kantierin e madh të Vijës Liqenore të qytetit🙏”, shkroi kryeministri.


Shtuar 13.05.2020 07:14