Dy raste të tjera nga bluzat e bardha të dyshuara për Covid-19 në Lezhë

Dy rate të tjera nga radhët e mjekëve të spitalit në Lezhë, janë konstatuar si të dyshuar ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për një infermiere e moshes rreth 35 vjeçare dhe një sanitare rreth 55 vjeçare, shkruan Fax web.

Nga egzaminimi me tampon ato kanë rezultuar pozitive me koronavirusin COVIC-19. Ato ende ndodhen në dhomën e izolimit të ngritur në ambientet e spitalit Rajonal Lezhë në kuadër të luftes kundër COVID-19.

Rastet deri tani janë të dyshuar pasi pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë për dërgimin e tyre në spitalin infektiv të Tiranës për egzaminime të mëtejshme.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 123 raste me koronavirus, 5 prej të cilëve me humbje jete.


Shtuar 25.03.2020 08:54