Duke qarë edhe duke u përqafuar, ky është varrimi i pazakontë i pandemisë

Vajtuesit u panë duke shtrënguar duart, duke u përqafuar dhe duke qëndruar në grup ndërsa kortezhi i varrimit u nis për në kishë.

Ky është përshkrimi që i bëjnë mediat e huaja një varrimi të pazakontë në kohë pandemie në Irlandë.

Policia vëzhgoi teksa turma të mëdha u mblodhën para një kishe Cork për të vajtuar humbjen e dy vëllezërve nga familja Cash që vdiqën në Amerikë, por u sollën në Irlandë për t’u prehur përgjithmonë.

Rregullat e vendosura nga qeveria në këtë vend, nuk lejojnë varrime me më shumë se 10 persona.


Shtuar 12.05.2020 12:31