PSG-ja lejon Neymarin të largohet, ky është çmimi

Verën e shkuar, Paris Saint Germain bëri gjithçka për ta mbajtur, Neymar-in në skuadër, pavarësisht se insistimi i Barcelonës ishte i vazhdueshëm. Katalanasit tentuan deri në fund, por nuk ia dolën të rrëmbenin futbollistin brazilian.

Që atëherë, 28 vjeçari është përfshirë plotësisht në projektin e klubit parisien. Mirëpo aventura e numrit 10-të të Brazilit me PSG-n me shumë mundësi do të mbarojë verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton “ESPN” , Leonardo është bindur dhe ka hapur derën e largimit për sulmuesin. Mirëpo, Leo nuk e lëshon bashkatëdhtarin e tij për më pak se 150 milion euro.

Megjithatë kjo shumë është e përballueshme për blaugranët, të cilët dëshirojnë me çdo kusht rikthimin e Neymar në skuadër.


Shtuar 15.03.2020 09:17