”Blindohet” aksi Elbasan-Tiranë, policia bllokon kalimin (VIDEO)

Policia e Shtetit ka ngritur një post-bllok në dalje të qytetit të Elbasanit për në kryeqytet, teksa në Tiranë po protestohet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se ky qenë një urdhër i menjëhershëm i Ministrisë së Brendshme për të bllokuar qarkullimin e qytetarëve drejt Tiranës.

Sikundër duket dhe nga pamjet, postblloku është ngritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në hyrje të autostradës “Elbasan-Tiranë”.

Atje ka pasur shërbime të përforcuara pas një urdhri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësish qarkullimi drejt qytetit./albeu.com/


Shtuar 17.05.2020 11:04