Basha premton si kryeministër: 1200 euro për mjekët e 700 euro për infermierët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në konferencën konferenca “Sfida dhe vizione ne shëndetësi” në bashkëpunim me KAS është shprehur se shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale. Sipas tij me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.” tha Basha.

Ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike është shprehur se në momentin që PD do të vijë në pushtet do të rrisë pagat e mjekëve në 1200 euro ndërsa ata të infermierëve në 700 euro.

“Do ta nismi me mirmenaxhimin e fondeve dhe anulimin e koncesioneve. Ndahen dhe bashkëndahen me pushtetarët e korruptuar. Rritja e financimi shëndetësor. Do të ketë një spital autonom. Dhe profesionalizimi. Me këto tre hapa do të mundësojmë që shqiptarët të kenë një siguri për jetën. 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermerët. Për të kontrolluar ikjen e personelit mjekësor. duhet një ndarje e qartë e roleve të aktorëve. “ tha më tej kreu i PD.


Shtuar 21.02.2020 12:15