Basha i bën thirrjen e fortë qeverisë: Të anulohen koncensionet korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se qeveria po vijon me aferat korruptive. Gjithashtu Basha tha se anulimi i koncesioneve korruptive do të mjaftonte që Shqipëria të kishte një paketë ndihmëse për biznesin. “40 milion për të gjithë shqiptarët në kohë pandemie, por qeveria ka dhënë më shumë për 2 km unazë, oligarkëve tek Unaza e Re”, u shpreh Basha.

I pyetur edhe për ndërhyrjet e policisë në protestën e thirrur në “Sheshin Skëndërbej” në mbrojtje të “Teatrit Kombëtar”, Basha tha se kjo çështje do të ndiqet hapa pas hapi.

“Duhet ta dënojmë më ashpërsinë maksimale këtë shkelje prej regjimi. Ky lloj trajtimi në mënyrë antikushtetuese nuk mund të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat. Protesta e qytetarëve është një liri e patjetërsueshme, asnjë gjendje e jashtëzakonshme nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar”, u shpreh ai.

Gjithashtu Basha tha se asgjë nuk ka ndryshuar në vendosmërinë tonë për Teatrin Kombëtar dhe këtë betejë do ta çojmë deri në fund. “Mbrëmë Ramën dhe Erion Veliaj nuk i ka zënë gjumi për të përdorur pandeminë për të grabitur dhe për të çuar deri në fund grabitjen e Teatrit”, tha Basha.

Më tej Basha theksoi se në momentin e parë që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo qeveri do të marë fund: “Shumë pak shqiptarë e kanë marrë ndihmën që u premtua. Rama dhe qeveria e tij gënjeu kur tha se dot ndihmonte të papunët. Po ashtu edhe bizneset nuk kanë marrë mbështetjen e premtuar. Dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe më keq.

Koha tregoi si gjatë dhe pas tërmet ka ende ka njerëz në çadra.

Një anëtar i bandës së Lushnjes, përfiton më shumë para. Anulimi i koncesioneve korruptive do të mjaftonte që Shqipëria të kishte një paketë ndihmëse për biznesin.

Strategjia është fare e qartë, një qeveri që është bërë barrë për shqiptarët nuk mund të jetë një zgjidhje. Por çfarë do të ndodhë me 31 maj dhe më vonë. Faturat do të mbeten fatura, konsumi ka rënë. 70 % e ekonomisë shqiptare është nga biznesi i vogël çfarë plani ka qeveria Kush ndan përfitime me importuesit e patates së Egjiptit. Të gjithë janë dyfish të braktisur sepse favorizohet një grup importuesish”, tha Basha.


Shtuar 9.05.2020 11:32