Banori i Astirit i përmend Ramës Kanunin: Do e ndjek këmba-këmbës

Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu është paraqitur edhe ditën e sotme në zonën e Astirit ku aktualisht po prishen rreth 60 banesa.

Ai ka theksuar se problemi i banorëve nuk është me policinë, por me qeverinë, ndaj edhe sot nuk ka pasur rezistencë të tyre ndaj uniformave blu.

Nje nga banoret tha: Nuk e kam me policine, Edi Rama ti nuk do jesh kryeminister gjithmone, kena me te ndjek hije mbrapa, e kemi personale, mua nuk me vjen asnje dokument. A i keni mend ne koke o qytetare? Te gjithe e keni ne koke.

Ne nuk do shkulemi nga Unaza, nuk me del shpirti po nuk e pashe Ramen para drejtesise, ose Kanunin, do e ndjekim kemba-kembes ate dhe Veliajn. Ju them shqiptareve mos ikni ta lini kete vend ne doren e komunistave surrugato. Ne po te ishim per te vra do kishim vra me qindra police por nuk na e kane faj keta mercenare.


Shtuar 5.03.2020 09:25