Ngjarja në Tiranë, plagosen rëndë çifti i bashkëshortëve

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

ABC News shkruan se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës.

Nga informacionet paraprake mësohet se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërkohë që bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje.

Eshtë raportuar se 2 persona që kanë mbetur të plagosur, janë një çift bashkëshortësh. Janë ngritur pika të shumta kontrolli, por që ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorit të mundshëm.

Detajet për këtë ngjarje nuk janë bërë zyrtare. Çifti i bashkëshortëve është transportuar menjëherë drejt spitalit të traumës në gjendje kritike për jetën.

Aktualisht mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur ngjarja. Nuk dihet ende, se cilat kanë qenë motivet, që kanë bërë që të qëllohej, mbi çiftin e bashkëshortëve.

Ndërkohë policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

“Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”.


Shtuar 19.01.2020 21:37