“19 herë e martuar, thotë jam e virgjër”, përballja e papritur e gruas me ish-burrin live në emision

Një tjetër histori është bërë publike ditën e sotme në studion e emisionit me “Me zemër të hapur” ku burri ka braktisur gruan teksa kjo e fundit e akuzonte për abuzim seksual në sy të fëmijëve.

Faik Çekrezi u përball me ish-gruan e tij Lirie Doskun, të cilën e kishte akuzuar për braktisje, por jo vetëm kaq.

Ndryshe nga deklaratat e 65 vjeçarit 1 ditë me parë, gruaja e tij, Liria ka sjellë sot një dëshmi të rëndë, ku e akuzonte ish-burrin se e kishte përdhunuar dhe në sy të fëmijëve për 10 vite me radhë.

Ajo e ka quajtur në mes të studios disa herë “monstër”. Faiku nga ana tjetër pranon që ka faje, por duke mos e duruar dot me gruan me akuzat e saj ai ka dalë nga studio.

“Unë po iki, faleminderit për gjithçka. Unë e gjej vetë formulën se ku do vete sot. Ajo të tregojë të vërtetën që është martuar disa herë.”, u shpreh Faiku.

Para se të dilte nga studio, ai tha:

Të njoftoni policinë dhe të vijnë të më arrestojnë, dalë e drejta. 19 herë e martuar, e virgjër thotë ajo.”


Shtuar 13.02.2020 14:35