15-vjeçari thyen xhamat dhe tenton të vjedhë lokalin në Durrës

Një lokal është grabitur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Mësohet se lidhur me ngjarjen është arrestuar një 15-vjeçar. Adoleshenti ka thyer xhamin e biznesit dhe ka tentuar të hyjë brenda.

Njoftimi i Policisë

Kapet në flagrancë një shtetas pasi tentoi të vjedhë një lokal në lagjen nr.4, Durrës.

Nga shërbimet e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., 15 vjeç, pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në lagjen nr.4, Durrës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.09.2020 07:58