U shkarkua, Osmani tregon nëse do vazhdojë të jetë anëtare e LDK-së

Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në LDK, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë së Isa Mustafës.

E pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në Facebook.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha ajo.

Kështu u shpreh kryeparlamentarja pas vizitës që bëri në Obiliq.


Shtuar 22.06.2020 11:37