Trump s’do të lejojë që negociatat Prishtinë-Beograd të zgjasin shumë

Pas vizitës që e zhvilloi në Prishtinë, i dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell, ka vizituar sot edhe Beogradin.

Gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, shkruan blic.rs.

Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

I pyetur nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodh, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vejtët të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqen taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodh në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë, njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, ka thënë ai.


Shtuar 23.01.2020 17:56