Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë, gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një artikull me titull “Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja”.
Në këtë artikull shkruhet se kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës së vendit, pas një mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.
Të lidhura
None found
Sipas NYC, votimi I mocionit ishte pjesërisht si rezultat i një mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë ndaj kundër përhapjes së koronavirusit.
