Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar”, njofton raporti.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prishtinës.

Ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila është përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Shtuar 1.09.2020 09:35