Shqetësuese: Rastet e dhunës në familje në rritje

Përmes raportit të publikuar nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se rastet e dhunës në familje kanë pasur ngritje në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018.

Sipas këtij raporti, në vitin 2018 ka pasur 1540 raste të dhunës në familje ndërsa në vitin 2019 ka pasur 1914 raste të regjistruara, shkruan Portali.info.

Bazuar në këto statistika, bëhet e ditur se rastet e dhunës në familje kanë pasur ngritje prej 24.28%.


Shtuar 16.01.2020 15:38