Shoferi i Ministrit Blerim Reka rezulton pozitiv me koronavirus

Pas publikimit të lajmit se një pjesë e kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti si dhe vet kryeministri Kurti do të vetizolohen, për shkak se kanë pasur kontakt me një person që kishte kontakt me dikë që ka rezultuar pozitë, i janë bërë testet kabinetit dhe stafit të ministrit të Integrimeve Evropiane Blerim Reka, raporton IndeksOnline.

Mësohet se shoferi i ministrit Reka ka rezultuar pozitiv në testet e bëra gjatë ditës.

Ndërsa të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të dyshuarin, do tu nënshtrohen testeve në ditët në vijim.


Shtuar 11.05.2020 15:40