Rinis seanca e Kuvendit të Kosovës

as një ore pauzë, deputetët janë rikthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Pas më shumë se një ore pauzë, deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi shkoi në pauzë pas kërkesës së LDK-së.

Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti.

Para se të shkohet në pushim, nënkryetarja e kuvendit, Arbërie Nagavci njoftoi se janë paraqitur për të marrë fjalën edhe 13 deputetë të tjerë.


Shtuar 3.02.2020 15:33