Pesë viktima dhe 50 raste të reja, si paraqitet situata e koronavirusit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 561 mostra janë konfirmuar me koronavirus 50 persona teksa pesë të tjerë kanë humbur betejën ër jetën.

Numri total i rasteve pozitivë është 14.496 nga 56.606 persona të dyshimtë dhe 586 humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.


Shtuar 11.09.2020 13:13