Muriqi gjen sërish golin (VIDEO)

Vedat Muriqi shënoi golin e 15-ë sezonal me fanelën e Fenerbahçes. Sulmuesi i Kosovës, që kërkohet nga shumë skuadra angleze, shënoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Turqisë kundër Trabzonsporit.

25-vjeçari kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe ngushtoi rezultatin e takimit nga 2-0 në 2-1. Me këtë rezultat, Fenerbahçe favorizohet për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Turqisë.

Pas nuk shënoi për afër 1 muaji me Fenerbahçen, Muriqi u kthye te goli në ndeshjen e fundjavës kundër Antaliasporit në kampionat duke shënuar njërin prej 2 golave të Fenerbahçes.

Duke parë se Fenerbahçe ndodhet jashtë zonës së pretendetëve për titullin kampion në Turqi, verdheblutë janë përqëndruar te Kupa e Turqisë.

Me situatën e vështirë brenda Fenerbahçes dhe pakënaqësinë e tifozëve për sezonin aspak të kënaqshëm, Muriqi mund të largohet drejt një kampionati elitar. Leiçesteri është ekipi favorit që kërkon të blejë sulmuesin e Kosovës.


Shtuar 3.03.2020 19:52