Infektologu kosovar tregon si mund të transmetohet koronavirusi

Infektologu Valbon Krasniqi, në T7, ka treguar se si mund të transmetohet koronavirusi.

“Një numër i madh i rasteve janë infektuar nga prekja e gjësendeve të kontaminuara, ende nuk e kemi të qartë nëse virusi bartet me spërkatje të kollitjes apo nga ajri”, është shprehur Krasniqi.

Të lidhura

None found

Ai tha se ende po bëhen studime, pasi mjekët janë në fazat e para të studimeve ende nuk dihen detaje rreth epidemisë.

“Nuk mundemi me thanë se është një epidemi , ky është virus iri, këto janë studimet e para, përveç studimeve gjenetike ka edhe shumë sene për t’u zbuluar”, ka thënë infektologu Krasniqi.

Tutje, ai tha se nuk ka nevojë për panik.

“Nuk ka nevojë për panik, vetëm 2 mijë raste janë jashtë regjioneve të Kinës nga ku doli epidemia”.

“Megjithatë në vendet ku dyshohet se dikush është i infektuar me koronavirus, preferohet që të përdoret maska mbrojtëse”, ka thënë Krasniqi.


Shtuar 25.02.2020 22:22