Humb jetën nga Covid-19 77 vjeçari në Kosovë

Një 77-vjeçar në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Kështu numri i viktimave në vend rritet në 28. I moshuari ishte nga Rahoveci ndërsa ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

I moshuari ishte nga Rahoveci ndërsa ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë. Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive në Kosovë, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtruar 8 pacientë pozitivë për Covid-19.

Pesë raste janë në gjendje të qëndrueshme, 3 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive. Po ashtu, nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.


Shtuar 8.05.2020 10:09