Aksident i rëndë në aksin Gjilan-Prishtinë, rrotullohet ambulanca

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Gjilan-Prishtinë.

Një ambulancë është vetaksidentuar pasi ka humbur kontrollin teksa 2 persona janë lënduar në këtë aksident.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në ora 21:15, në fshatin Bresalc, magjistralja Gjilan- Prishtinë, një autoambulancë, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


Shtuar 29.01.2020 22:39