73 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 63 të shëruar

Është tejkaluar shifra e 3000 të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Të enjten janë raportuar nga IKSHPK-ja edhe 73 raste, që shifrën e përgjithshme e çojnë në 3064.

Ky numër ka dalë nga testimi i 24 mijë e 271 personave. Të enjten janë testuar 225 mostra. Pra, gati çdo i treti i testuar të enjten ka dalë pozitivë për koronavirus.

Prishtina ka pasur numrin më të madh të të infektuarve të enjten. Në kryeqendër janë konfirmuar 44 raste të reja. Qytetet tjera kanë më pak se dhjetë raste. Në Lipjan janë shtatë raste, në Ferizaj e Vushtrri nga pesë raste kurse në Fushë Kosovë e Obiliq nga tri raste. Skenderaj ka dy raste të reja kurse Istogu, Klina, Peja e Podujeva nga një rast.

Të enjten janë shëruar 63 pacientë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1707. Kanë vdekur 55 persona, që pos koronavirusit kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1302.


Shtuar 2.07.2020 20:42