6 të vdekur dhe 145 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

6 persona ndërruan jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë për shkak të koronavirusit.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmojnë se 145 pacientë të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus ndërsa janë shëruar edhe 171 pacientë.

Këtë ditë është shënuar rekord i testimeve ku në 24 orët e fundit janë marrë 562 mostra.

Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.


Shtuar 18.07.2020 13:33