Gjasula: E bëmë një herë gabimin me Andorrën, jo më

Klaus Gjasula përcolli optimizëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës. Mesfushori Hamburgut, edhe pse nuk është ende në 100% të formës, tha se mund ta japë kontribut në këto ndeshje eliminatore.

“Lojtarët janë të njëjtë vetëm 1-2 janë të rinj, për mua nuk ka ndryshuar shumë, fryma e grupit është e mirë. Besoj që ne me paraqitjet e fundit, i kemi mundësitë për ta fituar ndeshjen. Do të kishte qenë ndryshe po ta luanim ndeshjen e parë me Anglinë. Po të jemi të përqendruar, besoj do ta fitojmë këtë ndeshjen.”

Forma pas dëmtimit: “Nuk jam në 100 % të formës fizikisht, por ndihem gati për të ndihmuar. Do të jap maksimumin për skuadrën nëse trajneri vendos të më aktivizojë.”

Grupi kuqezi, solid: “Ndihet që po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. E kemi treguar në ndeshjet e fundit. Shpresoj të na ecë mbarë, që ta vazhdojmë aty ku e lamë.”

Objektivi në këto eliminatore: “Personalisht, nuk e kam menduar se sa pikë do të marrim. Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë. Mbas asaj do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. E bëmë një herë gabimin, besoj që ketë radhë do të jetë ndryshe. Do të jemi më të përqendruar. Është kundërshtar i fortë, që na ka marrë pikë në Shqipëri, tani duhet të marrim ne 3 pikë.

Shtuar 23.03.2021 03:03