Vajzën do t’a martonte, flet kryefamiljari të cilit iu shua familja në Bulqizë (FOTO LAJM)

Një nënë me dy fëmijët e saj humbën jetën dje në Ostren, si pasojë e asfiksisë nga tymi i përhapur nga soba me dru.

Rajmonda Tola, 45 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj bashkë me djalin, Fatjonin, 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç, ndërsa vajza tjetër 16-vjeçarja Merita Tola, u gjet me shenja jete dhe arriti të mbijetonte.

Ditën e sotme familja hapi dyert e mortit dhe kryefamiljari në një deklaratë ka treguar për dhimbjen e madhe që i ka pushtuar shpirtin.

Pas kthimit në Shqipëri, Ylber Tola u dha lamtumirën e fundit njerëzve të tij më të dashur dhe thotë se nuk e di se si po ia del.

Ylberi thotë se nuk e di më se çfarë ndjen, përveç boshllëkut të pazëvendësueshëm që i lë humbja e njerëzve të zemrës.

Megjithatë, atij i mbetet të bëhet i fortë, për vazjën tjetër që ia hodhi kësaj tragjedie, por edhe për vajzën më të madhe, e cila është e martuar.

Vajza e cila ka mbijetuar nuk e di ende fatin tragjik të familjarëve, ndërsa Rudina 22 vjeç, në muajin shtator do të martohej. REPORT TV


Shtuar 15.02.2020 18:14