Trump përfshihet në skandal seksual, ish-modelja e akuzon për abuzim (FOTO LAJM)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është bërë pjesë e një skandali seksual. Ish-modelja Amy Dorris e akuzon për abuzim. Kjo ngjarje ka ndodhur kur Amy ishte 24-vjeç në 1997 dhe Trump 51 vjeç, akosokohe i martuar me gruan e dytë Marla Maples.

Në një intervistë ekskluzive për The Guardian. Amy Dorris tregon se Trump e ndeshi duke dalë nga tualeti në New York, në një zonë VIP, në 5 shtatorin e 1997-ës.

“Ai thjesht futi gjuhën deri në fytin tim dhe unë e shtyja gjatë gjithë kohës. Ai më tërhoqi edhe më fort pas vetes, më kapi gjinjtë, shpinën dhe gjithçka. Isha në kthetrat e tij dhe s`lëvizja dot. E kafshova aq fort pastaj që të largohej prej meje sa mendoj se ia kam gjakosur gjuhën”, tregon Dorris. Dorris tregon se kishte shkuar në tualet për të rregulluar lentet e kontaktit, por aty e priste Trump.

“Mendova se po priste të shkonte në tualet, por jo ai po më priste mua”, tregon ajo.

Trump ka reaguar përmes avokatit të tij duke i mohuar akuzat. Megjithatë Dorris thotë që ka prova se ato netë kanë qenë në të njëjtin hotel në New York, ka edhe foto.


Shtuar 17.09.2020 13:32