Një tubacion gazi shpërtheu në portin e Teksasit, pasi u godit nga një anije.
Katër persona që punonin në anije nuk janë gjetur ende kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.
Të lidhura
None found
Rojet Bregdetare amerikane thanë se katër personat e zhdukur janë anëtarë të ekuipazhit në anijen e zhytjes që shpërtheu në flakë. .
Shpërthimi ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, në Portin e Korpusit “Christi”.
Shefi i departamentit të zjarrit të Corpus Christi, Robert Rocha tha që pas mbërritjes, zjarrfikësit u përballën me pamje të rënda të zjarrit dhe e patën të vështirë të vinin flakët nën kontroll.
Deri në orët e vona të së premtes, zjarri në objektin që përdorej për furnizimin me energji elektrike nuk është shuar ende.
Nga gjashtë personat e plagosur që janë transportuar në spitalin e zonës, njëri është në gjendje të rëndë, prej djegieve. Departamenti i Zjarrit transportoi katër persona në spital, ndërsa Garda Bregdetare e SHBA transportoi dy të tjerë.
