Sevilla kockë e fortë për Interin, Anadaluzët fitojnë për herë të 6 në histori Europa League (VIDEO)

Sevilla ka fituar për herë të 6 në historinë e klubit Europa League.

Andaluzët e drejtuar nga Julen Lopetegui kanë mposhtur 3-2 Interin me spektaklit në stadiumin e Koln, shkruan Albeu.com.

Ndeshja nisi mirë për te besuarit e Contes kur realizuan me Lukakun me penallti në minutën e 5 por 7 minuta më vonë De Jong barazoi shifrat në 1-1.

Spanjollët kaluan shërish me De Jong në avantazh por vetëm 3 minuta më pas Godin barazoi për 2-2.

Ndërkohë heroi i mbërmjes ishte Diego Carlos ai i cili realizoi një supergol me rofeshatë duke i siguruar trofeun spanjollëve që në 15 vitet e fundit e kanë fituar plot 6 herë si askush tjetër. /albeu.com/


Shtuar 21.08.2020 20:54