Sara Hoxha e frikësuar nga koronavirusi: Po rrezikoni jetën e vëllait tim (FOTO LAJM)

Duke përmendur të gjithë familjarët madje edhe problemet e tyre shëndetësore, Sara Hoxha është shprehur e shqetësuar për gjendjen e koronavirusit:

“Kjo është një histori e vogël..Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime më nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga Diabeti Tipi1.

Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerrëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit. Qëndro mirë”, shkruan Sara në postimin e saj.


Shtuar 20.03.2020 09:25