Messi i bashkohet sfidës dhe dhuron spektakël me letër higjenike (VIDEO)

Ndërkohë që shumica e futbollistëve janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre, në rrjet ka plasur një sfidë tepër interesante siç është ajo e letrës higjenike.

Futbollistë të shumtë sfidojnë njëri-tjetrin, pikërisht duke dhuruar spektakël me letrën higjenike.

Nuk mund të mungonte në këtë edhe ai që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, Leo Mesi.

Argjentinasi i është bashkuar sfidës që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, teksa dhuron spektakël me letrën higjenike, ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë me topin në fushën e lojës.


Shtuar 20.03.2020 09:14