Koronavirusi pakëson pagat e lojtarëve, sa mund të humbasin nëse sezoni nuk rifillon

Futbolli Italian u pezullua i pari për shkak të Koronavirusit në Europë dhe sigurisht do të ketë më shumë javë për të rikuperuar se në çdo vend tjetër evropian. Në Itali klubet po mendojnë se të pakësojnë shpenzimet dhe një zgjidhje është shkurtimi i pagave.

“Tuttosport” shpjegon formulën sesi do të bëhet kjo ulje dhe cilët lojtarë do të preken më shumë. Bëhet fjalë për një ulje proporcionale dhe më i dëmtuari do të jetë ai që fiton më shumë në Serinë A, Cristiano Ronaldo.

“Ulje të pagave do të bëhet në mënyrë progresive, siç ndodh me taksat e të ardhurave. Lojtarët e Serisë A duhet të heqin dorë nga një përqindje më e lartë e pagës sesa shokët e tyre në Serinë B dhe C. Do të ishte një sakrificë më e madhe për lojtarët që fitojnë më shumë “, shpjegon Tuttosport rreth planit për të rregulluar shpenzimet në ekipet italiane pas emergjencës së Koronavirusit.

Opsioni i përfundimit të sezonin brenda disa muajve do të lehtësonte shumë ekonomitë e klubeve italiane, por për Serinë A janë trajtuar të gjithë skenarët. Deri më tani dëmi i vlerësuar është 70 milionë euro, por mund të përkeqësohet. Duke luajtur me dyer të mbyllura, humbjet do të arrinin në 150 milionë. Në rast të një “kolapsi total”, humbjet do të kapnin shifrën 700 milionë euro. Tuttosport siguron që ky skenar do të thoshte një sakrificë më të madhe nga ana e futbollistëve sa u përket pagave të humbura. Në këtë rast do të duhet të kryhen negociata midis klubeve dhe lojtarëve. Çdo negociatë, sa u përket shkurtimeve të pagave, do të zhvillohet individualisht. Cristiano Ronaldo, i cili fiton 31 milionë euro në vit, mund të humbasë një të tretën e pagës nëse sezonit nuk rifillon, pra rreth 10 milionë euro.

10 lojtarët me pagë më të lartë në Serinë A

Cristiano Ronaldo (Juventus) -> 31 milionë

De Ligt (Juventus) -> 8 milionë

Lukaku (Inter) -> 7.5 milionë

Higuain (Juventus) -> 7.5 milionë

Dybala (Juventus) -> 7.3 milionë

Ramsey (Juventus) -> 7 milionë

Rabiot (Juventus) -> 7 milionë

Pjanic (Juventus) -> 6.5 milionë

Donnarumma (Milano) -> 6 milionë

Koulibaly (Napoli) -> 6 milionë


Shtuar 20.03.2020 09:29