“Nuk me lejon Getoari”, Marina Vjollca i kërkon ndihmë fansave publikisht (FOTO LAJM)

E kemi parë gjithmonë mjaft elegante dhe të kuruar, por duket se Marina Vjollca ka edhe një anë mjaft të ‘çmendur’. Me anë të disa pamjeve në Instastory, moderatorja bukuroshe ka zbuluar se dikur ka qenë një fanse e madhe e motorrit dhe ka ditur ta ngasë shumë mirë atë. Por këtê pasion të saj, nuk e aprovon Getoari, me siguri për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

“Bindeni @ghettogeasy të më lërë t’i jap motorrit se nuk më lë më”, ka shkruar Marina në postimin e fundit në ‘Instastory’, duke iu drejtuar ndjekësve të saj.

Pavarësisht kësaj, kurioziteti i fansave të moderatores për ta parë teksa i jep motorrit duhet të jetë mjaft i madh.


Shtuar 8.06.2020 10:52