“Kung Fu Mama”, Ledri ndan foton epike të Sarës (FOTO LAJM)

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizzit. Dyshja do të bëhen prindër të një vajze, lajm të cilin e konfirmuan pak muaj më parë. Ndërkohë, dyshja që prej atëherë nuk ka nguruar të ndajë momente pranë njëri-tjetrit teksa shijojnë këto periudhë të bukur.

Së fundmi, Sara dhe Ledri po shikojnë pak kohë në Brezovicë, ku dhe kanë ndarë imazhe me ndjekësit në rrjete sociale. Sara ka ndarë një foto krah Ledrit, ku shihen krah njëri-tjetrit, ndërkohë që nga ana tjetër Ledri ka publikuar një imazh të Sarës teksa shihet duke bërë “mundje”.

“Kung Fu Mama”, ka shkruar Ledri krahas fotos. Kujtojmë që kjo verë ka qenë mjaft e suksesshme për Ledrin, pasi erdhi me dy bashkëpunime që u pritën shumë mirë nga publiku. Një duet me Dafina Zeqirin dhe Lumi B si dhe kënga me Capital T, që e renditën reperin në listën e artistëve më të dëgjuar.


Shtuar 21.09.2020 09:44