Kampionia ruse e fitnesit gjenë mënyrën e veçantë për të luftuar koronavirusin (FOTO LAJM)

Në këtë kohë të vështirë kur Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në mbarë botën, kampionia e fitnesit, Yulia Ushakova po mundohet t’i ndërgjegjësojë ata që ende s’e kanë kuptuar rrezikun e këtij virusi.

Për këtë gjë sportistja ka gjetur një mënyrë tepër të veçantë.

Ajo ka vendosur në pjesën e gjoksit dhe në atë të bikini, maska mbrojtëse në vend të të brendshmeve.

“Kam porositur këtë trend të ri në AliexpressLa filtra të integruar për të lehtësuar frymëmarrjen, por kompleti duhet të ndryshohet shpesh”.

“Ju urojë ditë të mbarë”, ka shkruar sportistja ruse.


Shtuar 22.03.2020 10:33