Fantastike, në Vienë ndërtohet ura “çadër” (FOTO LAJM)

Kërkuesit në universitetin e teknologjisë së Vienës kanë mbaruar punën në një urë të re që është modeluar të hapet dhe mbyllet si një çadër.

Ura është rreth 72 metra e gjatë dhe shtrihet mbu lumin Lafnitz. Ajo është e ngritur vertikalisht dhe jo horizontalisht si urat e zakonshme që janë në mbarë botën.

Kjo mënyrë ndërtimi e bën procesin më të sigurtë, duke shmangur vështirësitë që sjell terreni malor.

Kjo gjithashtu zvogëlon kohën që duhet për të mbaruar ndërtimin.

Një tjetër aspekt pozitiv i saj është se ajo ka një kosto më të ulët dhe objekti final pritet të durojë më shumë kohë pa u prishur.


Shtuar 5.03.2020 15:15