Juventusi po vëzhgon me vëmendje yllin e Santosit

Juventus po e vëzhgon me vëmendje yllin e Santos, Kaio Jorge, me gjigantët e Serie A në mesin e ekipeve që mendojnë të paguajnë klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurove.

18-vjeçari është talenti i fundit që mund ta braktisë Amerikën e Jugut.

Ashtu si Robinho dhe Neymar para tij, sulmuesi i ri po tërheq interesin nga e gjithë Evropa.

Konkurrenca për nënshkrimin e tij pritet të rritet gjatë verës.

Zonja e Vjetër po monitoron përparimin e Jorge dhe ka kujdes të shtuar për interesin e ekipeve tjera.

Një ofertë drejt klubit të Santos pritet të niset nga klubi i Serie A, teksa shpresohet për përgjigje pozitive.


Shtuar 5.03.2020 15:07