Ambasada shqiptare në Romë ka një thirrje të rëndësishme për shqiptarët (FOTO LAJM)

11 viktima janë shënuar deri tani si pasojë e koronavirusit që ka prekur Italinë.

Në lidhje me situatën e rëndë prej koronavirusit në Itali reagoi edhe ambasada jonë në Romë.

Në një njoftim thuhet se ambasada dhe konsullatat në Milano dhe në Bari u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për në Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet Italiane në situatën e emergjencës.

Ambasada ka bërë publike edhe numrat e kontaktit për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë./albeu.com/


Shtuar 25.02.2020 21:25