E FUNDIT/ Tentoi të përdhunonte një grua, e pëson keq 46-vjeçari në Tiranë

Një shtetasi ka rënë në pranga një 46-vjeçar në Tiranë .

Burimet bëjnë me dije se shtetasi në fjalë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me një shtetase tjetër në Pogradec.

Njoftimi i plotë i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj. /albeu.com/

 


Shtuar 26.08.2021 12:46